• Regjistroni pretendimin
  • Informacioni ligjor
    • Për ne
  • Pyetjet e bëra shpesh
  • Kontaktet
  • Bëhuni një partner
  • ShqipShqip
    • EnglishEnglish
    • DeutschDeutsch
    • FrançaisFrançais
    • РусскийРусский
    • БългарскиБългарски
    • PolskiPolski
    • RomânăRomână
    • MagyarMagyar
    • ΕλληνικάΕλληνικά
    • МакедонскиМакедонски
    • Српски језикСрпски језик
    • HrvatskiHrvatski
    • ČeštinaČeština
Fluturimi im u vonua. A kam të drejtë për ndonjë dëmshpërblim?
Fluturimi im u anulua. A kam të drejtë për ndonjë dëmshpërblim?
Nëse udhëtoj nga një vend jashtë BE-së, për shembull nga SHBA-ja për në Bullgari, a kam ndonjë të drejtë për dëmshpërblim në rast se fluturimi im anulohet?
Sa kohë zgjat procesi për të finalizuar kërkesën time në rast se pretendimi im rezulton i arsyeshëm?
Udhëtimi im ishte me fluturime lidhëse, por fluturimi im lidhës u rezervua veçmas. Nëse fluturimi im i parë vonohet /anulohet/ dhe unë humbas fluturimin tim të radhës, a kam të drejtë për dëmshpërblim për të?
Si mund ta kuptojë se cili është zhvillimi në pretendimin tim?
Sa kushtojnë shërbimet e ClaimHelp?
Fluturimi im u vonua. A kam të drejtë për ndonjë dëmshpërblim?

Nëse fluturimi juaj vonohet për më shumë se 3 /tre/ orë, ju keni të drejtë për dëmshpërblim, përveç rasteve kur kompania ajrore mund të provojë se vonesa ka ardhur për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme”, të cilat nuk mund të shmangeshin duke përdorur masa të arsyeshme. Kjo do të thotë se ata nuk mund të mbahen përgjegjës për vonesën.

Fluturimi im u anulua. A kam të drejtë për ndonjë dëmshpërblim?

Nëse fluturimi juaj u anulua kur ju tashmë jeni në aeroport dhe kjo nuk është për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme” p.sh. moti i keq, grevat, ju keni të drejtë për dëmshpërblim. Në rast se arsyeja e anulimit është një rrethanë e jashtëzakonshme, transportuesi duhet t’ju ofrojë ndihmë /rimbursim i shpenzimeve ose ndryshim të itinerarit/ dhe kujdes /ushqim dhe/ose akomodim/ ndërkohë që prisni për transport alternativ.

Nëse udhëtoj nga një vend jashtë BE-së, për shembull nga SHBA-ja për në Bullgari, a kam ndonjë të drejtë për dëmshpërblim në rast se fluturimi im anulohet?

Në këtë rast, ju mund të keni të drejtë për dëmshpërblim nëse fluturimi juaj operohet nga një linjë ajrore nga një vend i BE-së.

Sa kohë zgjat procesi për të finalizuar kërkesën time në rast se pretendimi im rezulton i arsyeshëm?

Pas shqyrtimit të kërkesës suaj dhe dokumenteve që ju keni  paraqitur, ne ia depozitojmë kërkesën kompanisë ajrore përkatëse. Fatkeqësisht, nuk është e mundur të parashikohet dhe të jepet një afat gjatë të cilit do të finalizohet pretendimin. Ne synojmë të marrim një vendim brenda gjashtë muajve nga data e paraqitjes së kërkesës, por nuk mund ta garantojmë gjithmonë këtë afat kohor. Është e mundur që procedura të përfundojë brenda disa javësh. Ne do t’ju mbajmë të përditësuar gjatë gjithë zhvillimit të procesit.

Udhëtimi im ishte me fluturime lidhëse, por fluturimi im lidhës u rezervua veçmas. Nëse fluturimi im i parë vonohet /anulohet/ dhe unë humbas fluturimin tim të radhës, a kam të drejtë për dëmshpërblim për të?

Në këtë rast, ju nuk keni të drejtë për dëmshpërblim. Sipas Rregullores, dëmshpërblimi mund të merret vetëm për fluturimin e vonuar/anuluar, por jo edhe për lidhjen e humbur. Kur fluturimet lidhëse rezervohen veçmas, ato janë dy kontrata të veçanta të pavarura nga njëra-tjetra.

Si mund ta kuptojë se cili është zhvillimi në pretendimin tim?

Pas regjistrimit në faqen tonë www.claimhelp.eu, ju do të merrni një e-mail me konfirmimin e regjistrimit tuaj, si dhe një numër të pretendimit. Ju mund të na kontaktoni në këtë e-mail në çdo kohë për të marrë informacion në lidhje me statusin e pretendimit tuaj.

Sa kushtojnë shërbimet e ClaimHelp?

Nuk duhet të na paguani asgjë. Në rast se kemi sukses në kërkesën tuaj, ne do të mbajmë një interes komisioni prej 25% nga dëmshpërblimi juaj i paguar nga kompania ajrore.

Regjistroni kërkesën tuaj

Regjistrimi
Informacion ligjor
  • KUSHTET E PËRGJITHSHME
  • Politika e mbajtjes së sekretit për të dhënat personale
  • rInformacioni ligjor
  • Çmimet e shërbimeve tona
E dobishme
  • Dëmshpërblimi për fluturimin e vonuar
  • Dëmshpërblimi në rast anulimit të fluturimit
  • linjat ajrore
  • Rregullorja EU 261/2004
  • Pyetjet e bëra shpesh
Kontaktet

info@claimhelp.eu

Facebook
LinkedIn

ClaimHelp funksionon në përputhje me Rregulloren Evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale General Data Protection Regulation (GDPR (EU) 2016/679)

© 2023 claimhelp.eu  | Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ueb dizajn: foriworks.com